Spanj dhe Nju Jorku janë dy nga vatrat e koronavirusit të cilat gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë shpresë. Autoritetet e këtyre vende kanë raportuar një numër më të ulët të viktimave krahasur me ditët e mëparshme.
Spanja shënoi 410 viktima këtë të diel, 185 viktima më pak se të shtunën. Një shifër kaq e ulët nuk ishte parë prej 22 marsit, kur përhapja COVID-19ës ishte në ditët më agresive. I gjithë vendi numëron mbi 20 mijë viktima e afro 196 mijë të prekur, rreth 4 mijë më shumë se të shtunën, duke shënuar po ashtu një shifër tepër të ulët infektimesh të reja.
Ndërsa shteti federal amerikan i Nju Jorkut shënoi 24 orëshin e fundit 540 viktima, shifra më e ulët e këtyre dy javëve. Nju Jorku ka numrin më të lartë të viktimave në shkallë kombëtare ose 1/3 e vdekjeve në gjithë Shtetet e Bashkuara. I gjithë vendi numëron mbi 730 mijë të prekur dhe mbi 39 mijë viktima. Këto shifra tregojnë se kulmi i pandemisë është arritur, ashtu siç pohoi pak ditë më parë presidenti Donald Tramp.