Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit ajo ka regjistruar 596 duke e kaluar 16 mijë vdekje në total nga Covid-19.
Që nga moment i shpërthimit deri më sot në Britani janë infektuar 120.067 persona, ndërkohë tre ditë më parë qeveria britanike po shqyrtonte mundësinë e rihapjes me disa faza të shkollave në vend muajin e ardhshëm. Planet kanë të bëjnë me rihapjen e shkollave fillore dhe çerdheve të fëmijëve në një “qasje të rajonalizuar”, duke nisur me zonat që gjenden aktualisht jashtë vatrave të nxehta të koronavirusit, si Londra apo Birmingemi.