Disa nga yjet më të njohur në botë kanë ndihmuar për të mbledhur afro 128 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit gjatë pandemisë së koronavirusit duke performuar në një koncert të transmetuar ‘live’ në të gjithë globin.
Dhjetëra këngëtarë, duke përfshirë Lady Gaga, Stevie Wonder dhe Rolling Stones, morën pjesë në shfaqjen 8-orëshe të quajtur “One World: Together At Home” (Një botë: Së bashku në shtëpi).
‘Global Citizen’, një grup ndërkombëtar që organizoi ngjarjen, tha të dielën në twitter se 127.9 milion dollarë ishin mbledhur nga dhurimet.
Pas transmetimit të drejtpërdrejtë, Global Citizen ka shkruar: “127.9 milion dollarë të mbeldhura për të luftuar COVID-19. Kjo është fuqia dhe ndikimi i Një Bote: #TogetherAtHome.”
Lady Gaga u përgjigj në këtë Twitter, duke thënë: “Jam shumë e përulur që kam qenë pjesë e këtij projekti”.
Të ardhurat do t’i jepen ‘Fondit të Reagimit të Solidaritetit Covid-19’, të OBSH-së.
Koncerti u nda në dy pjesë, një “para-shfaqje” 6-orëshe dhe një shfaqje kryesore 2-orëshe e prezantuar nga Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert.
“Për të gjithë punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor, ne jemi me ju. Faleminderit që keni qenë atje për ne,” lexohej në ekran para fillimit të shfaqjes./ Burmi: CNN Përshtati: Fjalal.al
R.Guri