Bilanci i të prekurve me Covid-19 në botë vazhdon të rritet. Deri tani numërohen 165.074 viktima, 2,407,467 të infektuar dhe 625,202 të shëruar.
Duke iu referuar të dhënave, në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 12 raste të reja me COVID, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 4,632.
Situata paraqitet më shumë alarmante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë infektuar 764,265 të tjerë.
Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Vendi i parë në Europë për numrin e viktimave është Italia. Në këtë shtet kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën 20,453 qytetarë.
Në Francë, kanë humbur betejën me koronavirusin 19,718 qytetarë. Ndërsa, Gjermania numëron 4, 642 viktima.
Në vendin tonë, janë aktualisht të infektuar 562 persona dhe janë shënuar 26 viktima.