Kantautori dhe këngëtari i njohur Flor Mumajesi ishte i ftuar ditën e djeshme në “E diela Shqiptarë”, së bashku me grupin e tij “Three Dots” ka treguar se koronavirusi i paska prishur planet për martesë, duke shtuar se e kishte pasur në plan për këtë vit.

Ja si u shpreh Flori:“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”, është shprehur këngëtari Flor Mumajesi, në një bisedë me moderatorin Ardit Gjebrea.
Prej kohësh këngëtari Flor Mumajesi përflitet të jetë në një lidhje me moderatoren me origjinë nga Kosova, Liberta Spahiu. Çifti nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht dhe çdo gjë mbetet e dyshimtë.