6 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirusin Covid-19 në qytetin e Krujës.
Sipas burimeve të “News24” bëhet me dije ditën e djeshme u janë marrë tamponët 12 personave nga të cilët 3 janë konfirmuar ditën e djeshme pozitiv dhe 6 të tjerë sot.
Gjithashtu raportohet se këtë të hënë u janë marrë tamponët 21 personave të tjerë.
Ndërkohë numri i të infektuarve në qytetin e Krujës sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë është 23.