Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë mjekët dhe infermierët drejt Italisë për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre italianë ndaj luftës së koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë përpara nisjes së avionit drejt Italisë me ekipin mjekësor shqiptar, i ka falenderuar ata dhe i ka siguruar se do të kujdeset për familjet e tyre.
“E di që gjysmën e shpirtit e keni këtu. Ne jemi këtu për ata, shkoni të qetë. Kthehuni shëndoshë e mirë, nuk është dëshirë por detyrim të gjithë ju. Do të shkoni të punoni si të barabaratë me kolegët tuaj në Itali. Do doja t’ju përqafoja por duhet ruajtur distanca fizike. Ju falënderoj dhe jam e bindur se sikur na bëri krenarë grupi parë që nisëm në Itali në misionin e parë për të ndihmuar Italinë, ashtu edhe ju do të na bëni krenarë. Ju falënderoj në emër të kryeministrit. Nëse mendoni se ajo që bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por pa këtë pikë uji oqeani do të ishte më i vogël. 30 të tjerët do të rikthehen, ju do të vijoni. Është momenti për të treguar shpresë dhe solidaritet për popullin mik italian që na ka mbështetur gjatë këtyre viteve dhe është më e pakta që mund të bëjmë. E treguan edhe më së fundmi me tërmeti. Në udhëtim do t’ju shoqërojë zv.ministri i Jashtëm dhe më pas në Itali do të ndaheni,“-tha Manastriliu.
Pas fjalimit të Ministres një fjalim të shkurtër ka mbajtur dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, I cili tha se populli italian nuk do e harronte kurrë gjestin solidar të Shqipërisë.