Duke filluar nga dita e sotme, autoritetet gjermane kanë lejuar rihapjen e dyqaneve të vogla, librarive dhe dyqaneve të bicikletave, por me kusht që të zbatohen masat e distancimit social.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha ditën e sotme se Gjermania duhet të tregohet e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën ndaj Covid-19, për të shmangur kështu shfaqjen e një vale të dytë të koronavirusit.
“Ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të disiplinuar”, tha ajo.
24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 110 viktima duke e çuar numrin e pergjitshëm në vend në 4.404 dhe janë konfirmuar pozitiv 1.775 persona.