Filmi i njohur “Haçiko” i bazuar në histori të vërtetë preku zemrat e të gjithë njerëzve kudo në botë. Historia e një këlyshi të vogël që birësohet nga një burrë dhe dashuria e tyre për njëri tjetrin është aq e sinqert sa vazhdon dhe pas vdekjes së burrit.
E njëjta histori është përsëritur dhe me ish-trajneri i boksit Skënder Kurti dhe qenin që ai ushqente çdo ditë. Ish-trajneri i boksit humbi jetën para disa javëve si pasojë e koronavirusit Covid-19.
Kolegu i tij, Murat Basha ka shpërndarë së fundmi një foto të një qeni të quajtur Kuqi të cilin Skënderi e ushqente cdo ditë. Kolegu i tij shkruan se qeni është ende duke e pritur Skënderit e ngul sytë nga hyrja e shtëpisë së tij.
“Kuqi,Haçiko ynë.
Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi…?????”, shkruan kolegu i tij, Basha.arkiva.fjala.al/