Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga sot në e-Albania do të jepen edhe leje-dalje për arsye shëndetësore.
Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën dhe se qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër. Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi, bën me dije Rama.
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania
Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshk