Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, përmes një intervistë për Mirror ka treguar simptomat e tij dhe të gruas së tij.63-vjeçari tha se ishte aq i dobët sa që mezi mund të bënte stërvitje 30 minutëshe, por pranon se gruaja e tij ishte edhe më keq.

“Unë thjesht u përpoqa të bëja shtrirje themelore dhe ushtrime në dysheme dhe nuk mund t’i bëja as gjysmën e tyre. Rita kaloi një kohë më të vështirë sesa unë. Ajo kishte temperaturë shumë më të lartë dhe kishte disa simptoma të tjera. Ajo humbi ndjenjën e shijes dhe erës”

Çifti ka kaluar tre ditë në Spitalin e Gold Coast në Queensland, Australi, ku Tom ishte duke xhiruar një film për Elvis Presley.