Koronavirusi në Kinë thuhet se ka shpërthyer shumë më parë nga sa është komunikuar nga qeveria kineze. Kritikët të cilët kanë raportuar të parët tmerret e Covid-19 në Ëuhan, janë zhdukur.
Njëri prej tyre, ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus, ndërsa për 4 të tjerët që janë zhdukur, aludohet se po torturohen. Çështja e tyre është rikujtuar pasi u raportua se mbi 5.100 persona janë arrestuar për shkëmbim informacioni rreth virusit, në javët e para të tij.
Sistemi i madh i censurimit në internet i Kinës, i cili njihet si Firewall i Madh, është përdorur për të bllokuar çdo informacion që qeveria mendon të jetë “i dëmshëm” ose jo një burim qeveritar.
Dr.Li Wenlian

Doktori kinez që u përpoq të paralajmëronte botën për koronavirusin vdiq pasi u infektua prej tij. 34 vjeçari, kishte marrë një letër nga policia ku i kërkohej të ndalonte së bëri shkrime rreth Covid 19, ndryshe do të pendohej. Për fat të keq, ai u infektua nga pacientët të cilët po kuronte dhe ndërroi jetë në shkurt.
Ren Zhiqiang

Milioneri kinez Ren Zhiqiang u zhduk në mars pasi e quajti Presidentin Xi Jinping një “klloun” mbi trajtimin e tij të shpërthimit të koronavirusit. Ai kritikoi hapur qeverinë rreth masave të marra ndaj pandemisë. Ren gjithashtu foli rreth kufijve të vendosura për fjalën e lirë dhe mungesën e transparencës. Krejt papritur, prej tij nuk pati më asnjë shkrim dhe që prej muajit shkurt nuk ka asnjë të dhënë për të. Sipas aludimeve, përveç tij, janë zhdukur edhe djali dhe ndihmësi i tij.
Chen Qiushi

Gazetari kinez Chen Qiushi u zhduk në shkurt pasi ekspozoi ashpërsinë e koronavirusit në Wuhan. Ai kishte raportuar për skena të tmerrshme përgjatë rrugëve të qytetit kinez. Miqtë e tij u shqetësuan për jetën e gazetarit, pasi ai u zhduk për më tepër se dy javë. Policia raportoi se Chen ishte në karantinë në një vend të papërcaktuar pasi ishte infektuar. Pak kohë më vonë, gazetari u rishfaq me një mesazh kundrejt qeverisë ku shkruante: “Për sa kohë do të jem gjallë, do të flas për çdo gjë që kam parë dhe që kam dëgjuar. Nuk kam frikë të vdes dhe nuk kam frikë nga Partia Komuniste.”
Bin Fang

Zhdukja e Z. Fang është e ngjashme me atë të Chen Quishi.Ai ngarkoi një video më 1 shkurt duke treguar tetë trupa jashtë një spitali në Wuhan dhe policia sekuestroi menjëherë lap topin e tij. Disa ditë më vonë, ai hodhi një tjetër video, të disa personave me veshje mbrojtëse që kërkonin të hynin me forcë në shtëpinë e tij. Vetëm 4 ditë pas videos së dytë, Bin Fand u zhduk pa lënë gjurmë dhe nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të.
Li Zehua

Gazetari 25 vjeçar nuk është parë që prej 26 shkurtit, pasi vizitoi Institutin e Virologjisë në Wuhan. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar hetim mbi zhdukjen e tij, pasi mendojnë se lidhet me faktin që virusi është prodhuar në laboratorët kinezë.arkiva.fjala.al/Burimi:The Sun
Xu Zhangrun
