Spanja ka shënuar rritje të numrit të viktimave nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit 430 pacientë kanë humbur jetën, 31 më shumë se dje.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend ka shkuar në 21,282.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 3,968 raste të reja duke e çuar në 204,178 numrin total të të infektuarve.