Studiuesit nga Universiteti në provincën kineze Zexhijang pohojnë se koronavirusi ka pësuar mutacion në më shumë se 30 lloje dhe 19 prej tyre nuk ishin parë kurrë më parë.
Disa mutacione rrisnin aftësinë e virusit për të pushtuar qelizat në trup, të tjerët ndihmonin që sëmundja të shumëfishohej më shpejt.
Shkencëtarët thonë se ka mutacione të cilat dukshëm e ndryshojnë patogjenezën e tyre.
Autorët thonë se studimi i tyre i bazuar në vetëm 11 pacientë tregon se mutacioni mund të ndikojë në ashpërsinë e sëmundjes.
Ende nuk është e qartë pse versioni agresiv i COVID-19 u përhap në Europë dhe në SHBA mori goditje nga një version më i butë.
Por shkencëtarët thonë se viruset kanë pësuar mutacion të vazhdueshëm për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.
Zbulimet janë bërë nga epidemiologu i njohur Li Lanxhuang, sipas gjitha gjasave, eksperti i parë që ka propozuar izolimin e të gjithë Wuhanit, qyteti kinez prej ku shpërtheu fillimisht koronavirusi.