Drejtori i një nga fasoneritë e mbyllura në Krujë, Jetnor Shima i ftuar në emisionin ‘Open’ përmes një lidhjeje me Skype, është shprehur se ka kryer testin e koronavirusit në një spital private dhe ka rezultuar negativ.
“Unë kam dalë 100% negativ, e kam bërë tamponin në spital privat. Situata dihet. Rëndësi ka shëndeti i punonjesve tanë. Ne jemi mbyllur vetë, jo me urdhër nga MSH. Për të qenë të sigurtë. Ne nuk jemi vatër. S’kam informacion zyrtar për numrin e të testuarve,”-tha Shima.
Por ky detaj nuk i ka shpëtuar moderatores së emisionit, Eni Vasili e cila tha se me djeninë e saj nuk mund të kryhej testi në spital private dhe një gjë e tillë ëshë e ndaluar. Më tej Vasili i tha se do të kishte një lidhje dhe me Mira Rakacalli me të cilën do të dëshironte të bënte një ballafaqim.
Rakacolli e pyetur nga moderatorja e emisionit se nëse është e mundur të bëhet testi ndaj Covid-19 në një spital privat është përgjigjur se kjo gjë nuk është e mundur pasi të drejtën për këtë test e ka vetëm ISHP. Por drejtori i fasonerisë, Shima vazhdonte të këmbngulte se e kishte bërë testin dhe madje kishte dokument. Rakacolli siguroi se do ta shoh rastin sepse mund të ketë dhe keqkuptime pasi janë disa lloje të koronavirusëve.
Eni Vasili: A lejohet testi në spital privat? Shima tha që e ka bërë atje.
Rakacolli: Jo, kjo nuk lejohet, i vetmi institucion qe bën Sars Cov-2, është ISHP.
Shima: Unë e kam bërë testin e Covid-19, se di po e ka licensuar ISHP. Kam dokumentet.
Rakacolli: Është e paligjshme. Duhet të shoh rastin, sepse duhet parë, se mund të jetë keqkuptim se koronaviruset janë disa lloje.
Eni Vasili: Çfarë analize keni bërë?
Jetnor Shima: Unë e kam bërë por s’kam çfarë të nxjerr këtu./arkiva.fjala.al/