Këngëtari i njohur Eminem kishte ndaluar së konsumuari lëndë narkotike në vitin 2008, një vit pasi ai kishte rënë në mbidozë të metadonit. Në një intervistë për Vibe, artisti ishte i sinqertë se sa gjëra të këqija mori, duke treguar se ai konsumonte deri në 10 apo 20 copa të substancave të tjera.

Ai së fundmi ka postuar një fotografi në Instagram një monedhë mbi të cilën shkruhet: “Një ditë në një kohë”

“Numrat u rritën aq shumë. Unë as nuk e di se çfarë po merrja”, ka treguar Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers. Prej shumë kohësh këngëtari ka heq dorë nga lëndët narkotike, kjo vihet re dhe nga aktiviteti i tij në muzikë i cili ka pasur albume të suksesshme