Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, paraqiti dhe planin e hapjes graduale, e cila do të kalojë në 4 faza.
Faza e parë, është ajo e 4 majit e cila parashikon levizjen ndërqytetase me taksi, por me një person në makinë. Fazat e lehtësimit të masave do të kenë afat kohor nga njëra-tjetra 2 javë, dhe do të varet nga rastet e infektimeve, pacientët e shtruar në spital dhe ata që janë të intubuar.
Ajo thotë se bizneset duhet të bashkëpunojnë duke zbatuar protokollet ose në rast të kundërt do të përballen me përgjegjësitë ligjore.
”Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital është i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
1- Epidemiologjik
2- Kapacitete spitalore
3- Burimet e kontrollit
Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave.
Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.
Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.
Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore.
Lehtësimi përfshin 4 faza, sipas OBSH. Po ngrihet dhe Task- Forca ndërinsticuionale. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore, çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik. çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.”- tha Manastirliu.