Kondicioneri ishte arsyeja pse koronavirusi u përhap në një numër të madh njerëzish që darkonin në një restorant, sipas një studimi.
Gazeta, e vendosur të botohet në Emerging Infectious Siseases, një ditar i prodhuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, hetoi incidentin në një darkë në Guangzhou në janar, ku ndodhej një familje që kishte ardhur nga Wuhan – qyteti ku Covid-19 filloi pandemia.
Por megjithatë, virusi nuk i infektoi të gjithë personat që ndodheshin aty.

Studiuesit thanë se një anëtar i një familjeje që po darkonte në atë restorant ishte asimptomatik, dhe dy javë më vonë ai së bashku më anëtarët e familjes së tij dhe dy grupe të tjera njerëzish që ishin ulur aty afër, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Ata mendohet të jenë infektuar përmes përhapjes së pikave të virusit. Pikat mbeten në ajër për një kohë të shkurtër dhe udhëtojnë vetëm në distanca të shkurtra, prandaj ka të ngjarë që kondicioneri të ketë përhapur koronavirusin në tavolinat që rezultuan të prekura.
Personeli i restorantit tha: “Për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në restorante, ne rekomandojmë forcimin e mbikëqyrjes dhe monitorimit të temperaturës, rritjen e distancës midis tavolinave dhe përmirësimin e ventilimit”.arkiva.fjala.al/Burimi:DailyMail