Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-198 është më i lartë se në Shqipëri.
Numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 669, ndërkohë në Shqipëri janë 633 të infektuarve në Covid-19.
Mbrëmjen e sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se janë konfirmuar edhe 39 raste të reja me koronavirus.
“Janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore”, thuhet në njoftim.
Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 669. Deri më tani në Kosovë 19 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërkohë, paraditen e sotme, ISHP njofton se 29 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri duke e çuar në 663 numrin total të personave të infektuar në vend.arkiva.fjala.al/