Në rrugët e Tiranës ka nisur patrullimi i efektivëve të policisë, të cilët verifikojnë dyqanet që janë hapur. Lista e bizneseve, që mund të vijojnë aktivitetin edhe në kushtet e pandemisë së koronavirusit, u zgjerua të hënën me vendim të Qeverisë.
Por këto biznese duhet të mbajnë të afishuar letrën që konfirmon se mund të qëndrojë i hapur. Në letër duhet vendosur edhe nipti i biznesit, që gjatë kontrollit të bëhet më i lehtë identifikimi.
Ndërkohë që vendi po lehtëson masat e izolimit, rastet e reja të infektimit me COVID-19 po shtohen, kryesisht në veri të vendit, ku disa fasoneri janë kthyer në epiqendër të virusit.
