Femrat ndryshe nga meshkujt dinë të ruajnë sekretin më së miri aq sa ju mund të besoni se keni një partnere perfektë. Kjo gjë mbase tingëllon e pabesueshme, por kur bëhet fjalë për seksin me një mashkull tjetër, ato janë mjeshtre në këtë zanat.
Ja cilat janë disa nga shenjat që duhet t’iu zgjojnë

Ajo ju largon nga prioritetet e saj
Nëse ajo është e përfshirë në një lidhje me dikë tjetër, ju do të ndjeni një largim nga prioritetet e saj ditore. Papritur nuk ka më të diela të përkushtuara ndaj njëri-tjetrit sepse del gjithnjë diçka që do të hyjë në mes.
Ajo bën sa më shumë përpjekje që të duket seksi
Ju e pëlqeni atë ashtu siç është, por kjo nuk do ta ndalojë atë të përmirësojë pamjen. Ashtu siç ju u përpoqët t’i bënit përshtypje asaj në fillim të marrëdhënies suaj, ajo do përpiqet sa më shumë të përmirësojë stilin e saj, të ndryshojë makeup-in dhe pamjen e saj fizike për një mashkull të ri në jetën e saj.
Ajo bëhet e pavarur
Një nga shenjat më të mëdha që ajo po ju tradhton, është pavarësia e saj. Ajo nxjerr nga fjalori i saj fjalën “ne” në këmbim të fjalës “unë”. Për më tepër, ajo fillon të bëjë më shumë gjëra për vete, dhe ndalon së diskutuari me ju për planet e së ardhmes. Ajo sillet në mënyrë që t’ju tregojë juve se nuk jua ka më nevojën. Fillon të shpresojë që ju do të largoheni nga jeta e saj sepse nuk ka nerva të merret me ju.
Nuk ka interes të kryejë marrëdhënie seksuale me ju
Ajo papritur mund të ndjehet e mërzitur nga performance juaj dhe fillon të mendojë për dikë tjetër kur ju bëni dashuri. Pra nëse ju nuk jeni në gjendje ta kënaqni atë seksualisht, atëherë dikush tjetër po jua “rrëmben” atë.
Ajo mban të fshehtë orarin e saj
Zbulimi i planeve të saj në minutën e fundit kjo nuk do të thotë se po ju harron, por që po ju lë jashtë axhendës së saj.
Bëheni i parëndësishëm për të
Asaj nuk i bën më përshtypje nëse nuk doni të dilni me të, ajo do të gjejë dikë tjetër me të cilin do të dalë. Dhe pavarësisht mendimit që ju mund të keni për pamjen ose ndjenjat e saj, ajo i kthehet me një përgjigje të vakët. Me fjalë të tjera, ju nuk ju kushton të njëjtën rëndësi se çfarë mendoni ose bëni

Të dashur meshkuj, kini kujdes këto fakte tregojnë shumë.