Përveç plazhit, italianët po mendojnë edhe për baret e restorantet. Si do të darkojmë në restorant, pas rikthimit në normalitet? Në restorante do të ketë ndarje xhami në mes të tryezës ndërsa në restorante, numri i tavolinave do të reduktohet ndjeshëm, me më shumë se 50%.
Klientët nuk do të ulen më pranë njëri-tjetrit por do t’u duhet të ruajnë distancën e sigurisë. Në restorant, klientët, edhe nëse janë çift, nuk do të mundë ta prekin njëri-tjetrin, veçse përmes kësaj ndarjeje xhami në mes.
Tryezat do të kenë një distancë mbi 4 metra nga njëra tjetra. Ndërsa për baret, ende nuk ka asnjë ide konkrete por specialistët e shëndetit publik në vendin fqinj, thonë se për baret e klubet e natës, ka ende kohë për të menduar dhe për të zgjedhur alternativat më praktike, pasi ato do të rihapen të fundit në radhën e bizneseve.