Të moshuarit kanë mundësinë sot të dalin deri në orën 11:00, ndërkohë që të tjerët do të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.
Kryeministri Edi Rama në komunikim me kryebashkiakët e zonave të gjelbra, të premten pasdite, nënvizoi se sot sërish gjyshërit dhe të moshuarit do të kenë mundësi të lëvizin, vetëm, deri në orën 11:00.
“Është e domosdoshme që pensionistët t’i lehtësojmë, nesër (sot) është dita e tyre në gjithë Shqipërinë. Në zonat tuaja të gjelbra, do e kenë lirinë deri ne 8 e 30 edhe gjatë javës, s’do dalë njeri tjetër, do dalin vetëm ata, por jo domino edhe të tjera, sepse rrezikojnë jetën. Dy janë elementët, të moshuarit dhe lokalet. Vizitat nëpër shtëpi nuk kontrollohen me polici, por duhet vullnetarizëm për të zbatuar rregullat. Secili duhet të jetë roje i vetes”,- tha Rama.