Ditën e sotme bëhen 4-vite nga humbja e nënës së tyre. Adelina Ismajli ka publikuar një insta-story ku shpreh dhimbjen e madhe për nënën e saj e cila ka qenë edhe menaxherja e saj artistike.

“Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu, e këtë tokë që m’k mësu me iu kthy. E këta njerëz që m’ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që num mbaron kurr? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt cka ke dasht e kom ndalu me bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’pas lanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, ka shkruar këngëtarja.
Ndërkoh që Zanfina e kujton me këngën që ka bërë për të.