Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në mbikalimin e Mamurrasit, ku kanë mbetur të plagosur rëndë.
Të plagosurit po udhëtonin me motor ndërsa mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij duke pasuar edhe me plagosjen e 2 udhëtarëve.
Bëhet me dije se të dy personat janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.