Aktori i njohur, i cili luajti personazhin e Aldor në “Lord of the Rings: Two Towers”, ka ndërruar jetë në shtëpi në Auckland. Bruce Allpress ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Allpress kishte luajtur edhe një rol në filmin fitues të Oscar-it, The Piano and The Scarecrow, ku luante Al Pacino.

Në një deklaratë, familja Allpress tha se dashuria e tij për artet interpretuese u frymëzua nga nëna e tij, e cila çoi Bruce-n në prodhimet e teatrit amator gjatë fëmijërisë së tij në Dunedin.