Shkencëtarët kanë parashikuar se çfarë ndodh përgjatë 15 ditëve kur jeni të infektuar me koronavirus.
Studiuesit italianë, Paolo Maria Matricardi, Roberto Valter Dal Negro dhe Roberto Nisini, pjesë e Institutit të Lartë italian të Shëndetësisë, kanë propozuar modelin e parë shkencor që tregon se si është rrjedha e sëmundjes në 10-15 ditët e para të infeksionit, shkruan Huffington Post Italia.
Sipas tyre, tre faktorët, sipas vlerësimit të shkencëtarëve italianë, janë imuniteti i dobët, i shpeshtë te personat e moshuar apo te njerëzit pa antitrupa për shkak të dëmtimeve gjenetike;
– ekspozimi serioz dhe i zgjatur ndaj virusit, si edhe në rastin e punëtorëve shëndetësorë;
– lodhja fizike intensive dhe afatgjatë në fazën e inkubacionit në ditët drejtpërdrejt para fillimit të sëmundjes siç ka ndodhur në rastin e vrapuesit të parë të maratonës në Këln.
Sipas studiuesve ky model shkencor mund t’u ndihmojë mjekëve që të orientohen më mirë në shërimin e të infektuarave në fazën e dytë të sëmundjes.