Javën e shkuar Naomi Campbell zbuloi se për të ruajtur format e saj, konsumon vetëm një vakt në ditë. Por tani modelja zbulon edhe rutinën e saj në këto ditë izolimi ndërsa tregon se nuk del kurrë nga shtëpia pa bërë një dush dhe pa u lutur.
49-vjeçarja shpreson që të mund të shndërrohet në një shembull që duhet ta ndjekin edhe të rinjtë. “Nuk mund të dal nga shtëpia, në ato pak raste që dal, pa bërë fillimisht një dush” thotë modelja. Ajo i është dedikuar muajve të fundit shfaqjes së saj që transmetohet në Youtube, “Pa filtër me Naomin “, përmes së cilës është në kontakt të vazhdueshëm me stilistët më të njohur në botë sikurse edhe në miliona fansa të saj.
Nga shtëpia e saj në Nju Jork, ku është izoluar që prej fundit të marsit, Naomi këshillon vajzat të mos dalin kurrë nga shtëpia pa një parfum me vete. Ylli i pavdekshëm i pasarelave, e cila në muajin maj do të festojë 50 vjetorin e saj, thotë se konsumon 3 vakte në një, në orën e drekës konsumon mëngjesin, drekën dhe darkën bashkë, me një dietë të kontrolluar ushqimore.