Gruaja e njërit prej viktimave të koronavirusit, Covid-19 në Shqipëri, ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit por jo nga virusi.
87-vjeçarja nga Fieri, ishte bashkëshortja e viktimës së 25-të në Shqipëri nga koronavirusi, një 90-vjeçar i cili ndërroi jetë më 15 prill në Spitalin Infektiv. 90-vjeçari përvec se u diagnostikua me Covid-19, ai gjithashtu vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti, astma broniale dhe hipertensioni.
Ndërkohë gruaja 87- vjeçare pasi i vdiq burri u transferua në spitalin e Fierit dhe mësohet se ajo vuante nga zemra si dhe kishte probleme me frymëmarrjen.
Fillimisht të dy rezultuan pozitivë dhe u dërguan tek Spitali Infektiv ku bashkëshorti 90- vjeçar ndërroi jetë ndërsa gruaja arriti ta fitojë luftën me Covid-19, por tashmë ka vdekur në Fier prej sëmundjeve të tjera.