Personalitete nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në një shfaqje virtuale këtë të premte, në një premierë globale, me transmetimin live për plot 24 orë nën siglën “Një thirrje për tu bashkuar”.
Oprah Winfrey, Julia Roberts, Common, Mandy Moore, Jennifer Garner dhe Yo-Yo Ma do të marrin pjesë, sikurse edhe ish presidenti amerikan George W. Bush. Eventi do të orgaizohet me thirrjen për të ndarë të gjithë bashkë humanitetin. Transmetimi do të nisë më 1 maj në orën 20 të mbrëmjes në adresën unite.com dhe në të gjitha platformat në mediat sociale, për të përfunduar sërish në orën 20 të mbrëmjes së datës 2 maj.
Gjatë këtij transmetimi pritet të bëhen pjesë mbi 200 personazhe, yje të showbizit, personalitete të kulurës, fesë, persona civilë apo politikanë./Burimi: CNN Përshtati: arkiva.fjala.al/