Ylli i Futbollit Lionel Mesi ka treguar pamjet e avionit të tij privat i cili është bërë nga një kompani në Argjentinë dhe është projektuar enkas për futbollistin e Barcelonas, Messin dhe familjen e tij.Avioni luksoz kushton 12 milionë funtash apo 13 milionë euro.

.Ky avion ka një numër karakteristikash të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe kuzhinën e shumë të veçantë.

Ka vend për 16 persona, ndërkohë që karriget mund të palosen dhe të shndërrohen në tetë shtretër.Për të arritur gjërat kryesore, shkallët përmbajnë emrin e Messit dhe të familjes së tij – gruaja Antonella dhe fëmijët Thiago, Ciro dhe Mateo.

Sidoqoftë, avioni – i cili gjithashtu ka numrin e tij 10 në bisht – nuk është në pronësi të superyllit, përkundrazi ai e jep me qera. Avioni është një “Gulftream V”, i prodhuar më 2004.
