Një histori prekëse dhe njëherësh frymëzuese vjen nga Franca, ku mjeku 98 vjeçar Christian Chenay vazhdon të kujdeset për pacientët e tij të prekur nga koronavirus.
Megjithëse ai është i moshuar dhe bën pjesë në kategorinë më të rrezikuar nga koronavirusi, Chenay vijon të punojë me përkushtim.
Ai është një nga mjekët më të vjetër në Francë, dhe udhëton një herë në javë për të siguruar mbështetje për të moshuarit që ndodhet në azil.
Mjeku më i vjetër i Francës është ende duke bërë udhëtime javore në një shtëpi të pensionit për të siguruar mbështetje për pacientët e tij.
Ai shprehet se do të vijojë punën me të njëjtin përkushtim që e ka kryer deri më sot./Përshtati nga BBC, për arkiva.fjala.al/, B.Quku