Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 225 veta nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 9 persona.
Lajmi konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili gjithashtu jep dhe lajmin e mirë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 persona.
“ Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”, shkruan Vitia.