Irrfan Khan, aktori i cili ka luajtur në disa filma të suksseshëm si “Slumdog Milioner” dhe “Life Of Pi”, ka ndërruar jetë pas luftës së gjatë me kancerin të mërkurën në mëngjes, në Mumbai. Ishte menaxheri i tij që e ka bërë të ditur lajmin duke u shprehur në rrjete sociale.
“Jam dorëzuar”, ishte një nga fjalët e shumta që Irrfan shprehu në një shënim të përzemërt që ai shkroi në vitin 2018, duke u hapur në lidhje me luftën e tij me kancerin, një njeri me pak fjalë dhe një aktor i shprehjeve të heshtura me sytë e tij të thellë dhe veprimet e tij të paharrueshme në ekran”

“Është e dhimbshme që këtë ditë të ju njoftojmë për vdekjen e aktorit. Irrfan ishte një shpirt i fuqishëm, një njeri që inspiroi shumë nga njerëzit. Pasi u godit nga rrufeja në 2018 me lajmin për një kancer të rrallë, ai mori jetën menjëherë pasi erdhi dhe ai luftoi betejat e shumta që erdhën me të. I rrethuar nga familja e tij, për të cilën është kujdesur më së shumti, u nis për në parajsë. Të gjithë lutemi dhe shpresojmë se ai është në paqe”, Këto ishin fjalët e zëdhënësit të Khan.
