Ditën e sotme ka humbur jetën në rrethana misterioze një 70 vjeçar në Elbasan. Burri banonte në një fshat të Elbasanit. Ndërsa ai priste radhën të merrte shërbim në sportelet e një banke të nivelit të dytë është rrëzuar papritur dhe është përplasur mbi një bordurë duke dëmtuar rëndë edhe kokën.
Personi në fjalë i identifikuar si Bashkim Balla është transportuar menjëherë për në spital por ka ndërruar jetë menjëherë. Paraprakisht dyshohet se ai ka rënë në tokë ndërsa priste të futej në Bankë pasi mund të ketë pësuar atak në zemër. Gjithsesi autopsia do përcaktojë shkakun e vdekjes së tij.