Britney Spears ndau me ndjekësit e saj një situatë të pazakontë në Instagram, ajo tregoj se si kishte djegur aksidentalisht palestrën e saj pasi la brenda qirinj të ndezur.

“Përshëndetje njerëz, unë jam në palestrën time tani. Unë nuk kam qenë këtu që gjashtë muaj sepse kam djegur palestrën time.

Për fat të keq Unë kisha dy qirinj dhe, po … një gjë çoi tek tjetra dhe unë e dogja atë,Unë eca përtej derës së palestrës dhe flakët filluan. Falë Zotit alarmi u ndez pas kësaj dhe askush nuk u lëndua”.
