TMZ raporton se këngëtari Eminem ka kaluar një ngjarje të vështirë në shtëpinë e tij. Pasi rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë e reperit 47-vjeçar i cili ndodhet brenda një komuniteti të siguruar me porta ka hyrë një hajdut duke thyer xhamin e guzhinës me gurë Burimet e zbatimit të ligjit tregojnë se i dyshuari besohet të jetë 26-vjeçari Matthew David Hughes.

Sipas raportit, një sistem alarmi u aktivizua gjatë thyerjes, por nuk u dëgjua nga siguriimi i Eminemit të cilët ishin “në gjumë figurativ”, në pjesën e përparme të shtëpisë.Për fat të mirë, reperi – i cili ka një vlerë neto prej 210 milionë dollarësh – u zgjua nga alarmi dhe u ngrit të hetojë ngjarjen – gjoja se gjeti Hughes në dhomën e tij të ndenjës. Pasi bërtiti për sigurinë e tij, hajduti ishte tërhequr.
