Cristiano Ronaldo përveçse është ylli i futbollit të Juventusit tashmë është edhe një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, me mbi 216 milionë ndjekës. Gjatë kohës së izolimit ai ka zgjedhur të publikoj sa më shumë foto dhe video nga familja e tij dhe nga stërvitja e tij.

Por së fundmi Portugezi tërhoqi vëmendjen me rritjen e flokëve dhe modelin e samurajit.Ai ka ndryshuar disa modele gjatë kësaj kohe, por i fundit është ky që do të shikoni në foto.

Përshkrimi mbi këtë foto të Cr7 tregon më së miri atë që ai bën vet “Qëndro aktiv” Shkruan ai duke vërtetuar se as izolimi nuk mund ta mbyll atë nga aktiviteti i tij fizik.