Misteri më i madh i “La Casa de Papel” që është lënë qëllimisht pa u përgjigjur deri më tani është se si një bandë e kriminelëve më të kërkuar të Interpolit planifikojnë të nxjerrin veten e tyre nga Banka e Spanjës, së bashku me 90 tonë ar, kur ndërtesa është e rrethuar plotësisht nga policia dhe forcat ushtarake? Ata nuk kanë gërmuar një tunel si herën e fundit, dhe me siguri nuk do të provonin të njëjtin mashtrim dy herë sidoqoftë. E vetmja e dhënë që kemi është se ari është absolutisht thelbësor për arratisjen e tyre.
A mundet që Profesori të planifikojë të kërkojë më shumë ndihmë nga jashtë, mbase duke ofruar një pjesë të arit si pagesë? Mbase ari është madje një direktiv i drejtpërdrejtë; në fund të fundit, qëllimi i vërtetë i tyre ishte lirimi i Rio-s, dhe madje edhe pasi hodhën miliona euro mbi Madrid, banda ende ka mjaft para nga shuma prej gati miliardë eurosh nga vjedhja e parafundit. A do të flijohet ari për t’i ndihmuar ata të shpëtojnë, ose a do të largohen disi me jetën e tyre dhe me plaçkën?

Profesori i tha bandës që të përdorin emrat e qyteteve që nga fillimi, në mënyrë që ata të mos njihnin identitetin e vërtetë të njëri-tjetrit … por ai plan që nga atëherë është shkatërruar. Tani janë zbuluar emrat e secilit anëtar të ekuipazhit origjinal, dhe dy personazhet e vetëm emrat e të cilëve nuk i dimë janë anëtarët e rinj Marseille (Luka Peros) dhe Bogotá (Hovik Keuchkerian). Ata nuk kanë marrë aq zhvillim të karakterit sa kolegët e tyre (për pjesën më të madhe të sezoneve 3 dhe 4), por kjo mund të pritet të ndryshojë në sezonin e pestë.

Ndërsa mësojmë më shumë rreth tye, mbase do të mësojmë edhe emrat e tyre të vërtetë. Por jo paa qëllim ky film ka përfunduar kështu pasi kontrata e bërë me Netflix do ti zbardh të gjitha në sezonin e pestë.