Ka rënë ndjeshëm numri i viktimave në Itali, ndërsa numri i të shëruarve vazhdon të rritet çdo ditë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 174 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve rreth 29 mijë. Numri i viktimave në krahasim me një ditë më parë që u shënuar 474 viktima, tregon një rënie drastike para lehtësimit të masave dhe rihapjes graduale të vendit.
Ndërkohë 1389 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, duke e çuar në 210717 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 81654, ndërsa 1501 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 100179 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 245809./Burimi: Worldmeters