Së fundmi një video e një polici të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit që gjatë orarit të punës prek një vajzë në mes të rrugës, është bërë ‘virale’ në të gjitha rrjetet sociale.
Në video shihet qartë se polici ndodhet në orarin e punës pasi ai është i veshur me uniformë dhe është duke ‘ruajtur rendin’ me makinën e policisë.
Siç shihet nga pamjet polici nuk ngurron të prekë vajzën në mes të rrugës. Ai ul xhamin e makinës, nxjerr dorën dhe prek vajzën nga të pasmet.
Nuk dihet se në cilin qytet është filmuar videoja as dhe raportin që efektivi mund të ketë me vajzën, por skena të tilla janë të patolerueshme dhe të turpshme kur je në krye të detyrës.arkiva.fjala.al/
https://www.instagram.com/p/B_vVvExlXmi/?igshid=d5yivkbx8mp8