Gazetari Erjon Skëndaj ka deklaruar se një mjek i Infektivit është i bindur se koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që prej fundit të muajit janar, megjithëse rasti i parë është konfirmuar në muajin mars.
Gazetari bëri me dije se mjeku, të cilit nuk i ka përmendur emrin, ka thënë se virusi ka qarkulluar që prej fundit të janarit, pasi sipas tij imazhet e një personi të kuruar në atë periudhë janë të ngjashme me personat e infektuar me Covid-19. Mjeku gjithashtu ishte treguar i gatshëm që së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të shkojë te familja e personit që është kuruar në janar.
“Jam gati të shkoj bashkë me ministren te familja e personit që ne e kemi trajtuar në fund të janarit. Imazhi i skanuar i personit të sëmurë është njësoj si të personave të infektuar’, thotë doktori”, tha gazetari Skëndaj.
Ndërkohë në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste pozitive duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në vend në 803.arkiva.fjala.al/