Sekretari i Shtetit në SHBA ka treguar se ekzistojnë prova të shumta që koronavirusi erdhi nga një laborator në ‘Wuhan’ dhe se Kina e fshehu këtë gjë.
Mike Pompeo nuk pranoi të tregonte nëse virusi ishte përhapur qëllimisht nga laboratori, apo nëse ishte përhapur si pasojë e një gabimi të bërë nga shkencëtarët që punonin në këtë laborator.

Kjo deklaratë e sekretarit amerikan vjen pasi një dosje spiune u publikua të premten dhe zbuloi se Kina gënjeu botën për koronavirusin duke mbajtur të fshehtë shpërthimin e virusit të rrezikshëm.
Dokumenti 15-faqesh, i marrë nga gazeta australiane ‘The Saturday Telegraph’, zbuloi se një laborator në Wuhan kishte studiuar koronaviruse vdekjeprurëse.
Media prestigjoze ‘The Sun’ gjithashtu zbuloi se laboratori në Wuhan gënjeu kur tha se kishte marrë masa të rrepta sigurie ndërsa studionin lakuriqët e natës.

Më shumë se 67,000 njerëz kanë vdekur nga virusi në SH.B.A. dhe 1.6milion janë infektuar.
Të dielën, Pompeo u shpreh se ajo që bëri Kina ishte një përpjekje klasike dezinformuese komuniste që krijoi një rrezik të madh për të gjithë botën.

Sekretari amerikan u zotua se do ta bënte Kinën të paguante për atë çfarë i kishte shkaktuar botës.arkiva.fjala.al/Burimi:The Sun