Një dosje spiune pretendon se Kina shkatërroi provat e koronavirusit në laboratorët e saj shtetërorë dhe i detyroi të heshtin të gjithë ata që u përpoqën t’i tregonin botës çfarë po ndodhte. Dosja e cila po qarkullon nga qeveritë në perëndim pretendon se shteti kinez mbajti të fshehta mostrat të cilat mund mund të ndihmonin shkencëtarët ndërkombëtarë të gjenin vaksinën e koronavirusit.
Sipas dosjes, Pekini ka penguar qëllimisht përpjekjet e vendeve të tjera për të luftuar koronavirusin, i cili deri tani ka marrë gati 250.000 jetë njerëzish në të gjithë botën.
Dokumenti prej 15 faqesh akuzon Kinën për neglizhencë dhe tregon se Kina ndaloi udhëtimet për njerëzit e saj, por u tha kombeve të tjera se kufizime të ngjashme nuk ishin të nevojshme.
“Miliona njerëz u larguan nga Wuhan-i pas shpërthimit dhe Pekini e bllokoi qytetin më 23 janar”, thuhet në dokument.
“Gjatë gjithë shkurtit, Pekini shtyu SHBA-në, Italinë, Indinë, Australinë, fqinjët e Azisë Juglindore dhe të tjerët të mos mbrojnë veten përmes kufizimeve të udhëtimit.
Kjo dosje tregon gjithashtu për ‘zhdukjen’ e mjekëve të cilët u përpoqën të paralajmëronin botën për virusin vdekjeprurës.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe britanike dyshojnë se shkencëtarët në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it përhapën rastësisht sëmundjen vrasëse gjatë testeve të rrezikshme të koronavirusit në lakuriqët e natës.
Agjensitë e inteligjencës britanike e dinin se çfarë po ndodhte në të vërtetë që nga fillimi dhe e kishin bërë Londrën “plotësisht të vetëdijshëm”, raportoi Daily Telegraph.arkiva.fjala.al/Burimi:The Sun