Këngëtari John Legend i është kundërvënë zyrtarisht presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me përballimin e krizës së koronavirusit, duke theksuar se “ai është krejt e kundërta e asaj për cka amerikanët kanë nevojë tani”. 41 vjeçari foli me tone kritike për mënyrën se si SHBA po i përgjigjet pandemisë globale, në një intervistë për revistën GQ.
Ai i quajti qesharake disa ide të Trump për të luftuar koronavirusin, sic ishte ajo e konsumimit të detergjentëve. “Ai mendon se është brilant, i thotë njerëzve se e di çfarë thotë vetëm sepse ka një të afërm mjek” thotë Legend. “Trump mendon shumë shkurt, nuk mendon se si mund ta zgjidhë këtë problem. Shqetësimet komplekse kërkon një plan afat gjatë. Ndërsa Trump është krejt e kundërta për çka ne kemi nevojë në këtë moment” thotë këngëtari.
Muajin e shkuar Trump, në një dalje përpara mediave, i ftoi qytetarët amerikanë të konsumojnë detergjentë pasi kështu mund të luftojnë koronavirusin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u kritikua gjerësisht për këto komente, nga mjekë e shkencëtarë sikurse edhe kompanitë prodhuese të këtyre detergjentëve.arkiva.fjala.al/Burimi:DailyMail