Një fëmijë 8-vjeçar përplaset nga një drejtues mjeti në rrugën e Bishtit të Kalldrëmit rreth orës 20:05 dhe më pas autori është larguar nga vendi ngjarjes duke e lënë të dëmtuar në vend.
Fëmija është dërguar drejt spitalit të Vlorës, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Ende nuk është identifikuar.
Policia ka shkuar në vendin e aksidentit për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.