Është aktivizuar sërish vatra e koronavirusit në qytetin e Krujës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja.
Personat në fjalë, janë të gjithë punonjës fasonerie dhe persona kontakti, 1 prej tyre është në Fushë Krujë, ndërsa të tjerët në qytet.
Me shtimin e rasteve të reja numri i të infektuarve me koronavirus në Krujë shkon në 116, megjithatë më shumë detaje të tjera pritet që të konfirmohen në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Covid-19 në Krujë është përhapur nga punonjësit e fasonerive dhe shkak për infektimin në masë ka qenë mosmarrja e masave të sigurisë nga pronarët e bizneseve./arkiva.fjala.al/