Në këto ditë të vështira të koronavirus-it ku shumë personazhe të njohur kanë menduar të ndihmojnë individë me pamundësi ekonomike për ta përballuar këtë situatë,ka dhe nga ata të cilët kanë kthyer kokën nga stafi mjeksor i QSUT-së, të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe të familjarëve për t’ju qendruar pranë të infektuarve. Një prej këtyre personazhe është dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani e cila ka bërë gjestin human duke gatuar në shtëpinë e saj 100 Tiramisu për ta dhe më pas ka shkuar vet në spital për t’jua shpërndar atyre.
https://www.instagram.com/p/B_xL-AdgIHN/?igshid=1tsczhbzgqarp
Në instagramin e saj moderatorja e ka filmuar këtë moment duke e bashkangjitur me shkrimkin:
“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjeksor të Spitalit Infektiv në QSUT,dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr.Faleminderit pafund për sakrificën tuaj ❤️.”

Në përfundim të shkrimin Arbana shton:“(Detajet i keni në stories dhe para se të filloni ju policat e instagramit ☺️ maskat janë hequr vetëm pak sekonda kur kemi shkrepur foto e video kujtim).”