Gazetari investigativ Artan Hoxha duke komentuar nismën më të fundit të kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, theksoi se kriminelët e vërtetë janë ata me kostum dhe jo ata që shfaqen rrugëve me kobure.
Sipas gazetarit, nisma e kryeministrit Rama nuk do të gjenerojë paratë e pista ,por pritet që të legalizojë paratë e bëra nga korrupsioni.
Ai shtoi se tashmë nuk duhet të kemi frikë nga kriminelët me kobure por nga kriminelët me kostum.
“Propozimi i kryeministrit për amnistinë fiskale, kjo amnisti në fakt duket sikur do të gjenerojë paratë e pista dhe do t’i legalizojë në ekonominë shqiptare por sasia e parave që synohen të legalizohen nga kjo amnisti, nuk janë të grupeve kriminale, por atyre të korrupsionit, sasia që u hidhej shqiptarëve nga politikanët e korruptuar është me e madhe se ajo e grupeve kriminale që fitojnë nga trafiku i narkotikeve.
Shqiptarëve u vidhen më shumë nga keqqeverisja, kjo amnisti synon të legalizojë, paratë e korrupsionit, të PPP, të tenderëve që nuk i kanë vjedhur grupet e krimit, por politikanët.
Rreziku më i madh nuk janë kriminelët me kobure, por kriminelët me kostum, nëse ne do të godasim këtë grup do e kemi më të lehtë ë godasim më pak atë të grupeve kriminale.
Grupi që dyshohet sot dhe është në hetim për vrasjen e durrësit ka bërë një sërë vrasjesh dhe viktimat kanë qenë persona të sapo kthyer dhe kanë marrë informacion ga sistemi TIMS dhe këtë e kanë strukturat profesionale”, tha Hoxha.