Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro thotë se ka kapur dy amerikanë që tentonin të bënin sipas tij, grusht shteti.
Nga ana e tij, Donald Trump ka mohuar përfshirjen e SHBA-ve në grushtin e shtetit ndaj Venezuelës.
“U informova për këtë… Por kjo nuk ka asnjë lidhje me qeverinë tonë” iu tha Trump gazetarëve.
RT @madeleintlSUR: President @NicolasMaduro also presented this photo of the two Americans hours before they were captured. He showed the credentials as security members of @realDonaldTrump and coaches of the mercenary Silvercop company pic.twitter.com/E1dKFIRV1X
— Nicolás Maduro (@maduro_en) May 5, 2020
Nga ana e tij, Maduro ka theksuar se ai posedon fakte që dy amerikanët po përpiqeshin të bënin grusht shteti.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa persona ende të paidentifikuar në një varkë dhe një helikopter që shoqëronte dy personat, shkruan CNN.
RT @OrlenysOV: This is the moment when the mercenaries captured in Chuao surrendered, being surrounded by the Civic-Military-Police operation which stopped the terrorist incursion. #4May. pic.twitter.com/8JZwjedAfp
— Nicolás Maduro (@maduro_en) May 5, 2020
Sipas Maduros dy personat janë amerikanë.
Ministria e Jashtme e Kolumbisë mohoi me forcë çdo përfshirje në të ashtuquajturin “operacion mercenar”, pasi Maduro akuzoi presidentin e vendit, Ivan Duque, për bashkëpunim në puçin e dështuar.
Juan Guaido – lideri i opozitës i cili njihet edhe nga SHBA-të dhe më shumë se 50 vende si presidenti i përkohshëm i Venezuelës – mohoi çdo lidhje me grushtin e dështuar të shtetit dhe bëri thirrje që të drejtat e njeriut të atyre që janë kapur të respektohen deri më një./Përshtati nga CNN për arkiva.fjala.al/, B.Quku/
LEXO EDHE:
https://arkiva.fjala.al/2020/03/26/shba-kerkon-arrestimin-e-maduros-ofron-15-mln-dollare-per-koken-e-tij/